Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka bërë të ditur se i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.
Tutje, ai i bëri qeverisë që të mos e ulë nivelin poshtë, teksa i bëri thirrje edhe vetë kryeministrit Albin Kurti, që ta mbrojë arsimin nga njerëz, siç i quajti ai, me nota 2 e që po e sulmojnë arsimin, duke aluduar kështu në deputetin e VV-së, Dimal Basha.
“Asnjë qeveri deri më tani s’ka bërë kaq shumë sulme ndaj SBAShK-ut. Është turp i qeverisë që e lejojnë Dimalin të na quajnë analfabetë”, është shprehur Jasharaj.