Telenews

Kurti përgëzon Hovenier që “Bondsteel” u lidh me KEK-un

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrur pjesë në ceremoninë e përurimit të projektit të furnizimit me energji në kampin “Bondsteel”.

Ai ka përgëzuar ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, për projektin që pritet të zvogëlojë emetimin e karbonit për 4 mijë e 500 tonë në vit.

“Ceremonia e sotme u organizua në kuadër të projektit “Modernizimi i sistemit elektro-energjetik të Kampit Bondsteel” që synon zvogëlimin e emetimit të karbonit, për të përmirësuar aftësitë e përgjithshme të sistemit elektrik si dhe për të kursyer në koston vjetore të energjisë”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Kujtojmë se sot, kampi “Bondsteel” është lidhur me rrjetin energjetik të Kosovës.

Të ngajshme

“Mbaje kokën lart”, vajza e Eli Fares ka një mesazh për të ëmën

Rrezarta Ramaj

Kurti: Anëtarësimi në KE do t’u mundësonte qytetarëve qasje në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut

Rrezarta Ramaj

Endrit Nika nuk e pranon fajësinë as në rigjykim: I pafajshëm 100%

Rrezarta Ramaj