Telenews

Loredana reagon sërish: Kurrë nuk e kam rrëmbyer Hanën nga babai i saj

loredana-reagon-serish:-kurre-nuk-e-kam-rrembyer-hanen-nga-babai-i-saj

Reperi Mozzik ka emocionuar të gjithë me këngën “Të dua” dedikuar për vajzën e tij, Hanën.

Artisti përmes tekstit tregoi se nuk e sheh vajzën nga 8 muaj.

Ndërkohë ish – partnerja e tij, Loredana ka realizuar një bisedë me ndjekësit e saj ku është pyetur se si qëndron e vërteta pas  fjalëve të reperit në këngë.

Ajo u pyet se si është bashkëprindërimi me Mozzik për Hanën, dhe ajo u përgjigj shumë kjartë: “Ai mund ta takojë dhe ta marrë Hanën sa herë ka dëshirë! S’ka qenë kurrë ndryshe. Duhet ta pyesësh si është puna”.

Ndërkohë, ajo u pyet “Përse e ke rrëmbyer Hanën nga i ati?”, reperja u përgjigj duke thënë se “Nuk e kam bërë kurrë një gjë të tillë”.

Por, si qëndron ende e vërteta nuk dihet pasi ish – çifti thonë fjalë të ndryshme nga ajo se çfarë thotë tjetri.

Ndërkaq, Loredana vazhdon t’i mbajë të gjitha fotografitë e përbashkta me Mozzik në Instagram.

 

Të ngajshme

“Mbaje kokën lart”, vajza e Eli Fares ka një mesazh për të ëmën

Rrezarta Ramaj

Ledri Vula në New York, këngëtari shqiptar bën namin në festën e familjes Rexha

Rrezarta Ramaj

Ribashkohet çifti i BBVK, mesazhi i Lelës për dashurinë me Leon merr vëmendjen

Rrezarta Ramaj