Telenews

Basketbolli i Kosovës/Trepça arrin fitoren e tretë nga tri xhiro

Trepça ka vazhduar me fitore edhe në xhiron e tretë të elitës së basketbollit kosovar.

Mitrovicasit sonte kanë triumfuar në ”Mizahir Isma” ndaj Rahovecit me rezultat 80-87.

Dallimi në ndeshje u bë gjatë pjesës së parë ku mysafirët i fituan dy periodat e para 14-26, 18-25 dhe shkuan në pushim mes pjesëve me rezultat 32-51.

Gjersa në pjesën e dytë, Rahoveci tentoi të këndellet duke i fituar ngushtë dy periodat e fundit (27-26, 21-10), por që nuk arriti më shumë dhe kështu Trepça iu gëzua fitores.

Pesë lojtarë arritën pikë dyshifrore te Trepça sonte, Drilon Hajrizi (18), Adam Grant (15) e Mikaile Tmusiq (15), si dhe Erjon Kastrati (11) e Samir Zekiqi (11).

Te Rahoveci s’mjaftuan për fitore, Devin Johnson me 20 pikë, Chris Seeley me 19 e Musab Mala me 17 sosh.

Trepça vazhdon të mbetet e para në tabelë me 6 pikë, 3 fitore nga 3 ndeshje e Rahoveci gendet i 5-ti me 4 pikë, 1 fitore e 2 humbje.

Në xhiron e ardhshme, Rahoveci e pret Bashkimin e Trepça i shkon Prishtinës. /AsistiOnline.com/

Të ngajshme

Vinicius Jr rrezikon deri në katër ndeshje pezullim, mund të mungojë në “El Clasico” –

KushtrimGuraj

Dy përballje interesante sonte në Superligën e Kosovës në basketboll –

KushtrimGuraj

Një vit nga fitorja historike e Shqipërisë ndaj Serbisë në Leskoc –

KushtrimGuraj