Telenews

Politika flet para policisë për “fatin” e Ervis Martinajt, të “dhënat” e fundit për mbretin

Çështja e Ervis Martinajt është një ndër temat më të diskutuara ditët e fundit. E gjitha lidhet me faktin se policia e shtetit akoma nuk ka dalë në një njoftim zyrtar ku të bëjë më dije nëse “mbreti i lojrave të fatit” është vrarë në të vërtëtë apo lajmi i gjetjes së trupit të Martinajt të ndarë në gjashtë pjesë ishte një inskenim.

Lidhur me çështjen ka pasur disa reagime nga politika shqiptare. Kujtojmë që i pari ishte kryeministri Edi Rama i cili i kërkoi policisë së shtetit zbardhjen e ngjarjes sa më shpejtë duke ja deleguar këtë detyre Muhamet Rrumbullakut i cili sapo ishte emëruar Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Gjithashtu edhe kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi pak dit më parë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të kësaj partie se kryeministri Edi Rama e di se ku ndodhet i shumëkërkuari Ervis Martinaj i zhdukur që prej 7 gushtit.

Nuk ka sektor që ky nuk ka shtrirë tentakulat e veta. Ia morën lojërat e fatit Ervis Martinit dhe tani thotë ku është. E di vetë ai ku është. Ai ishte biznesmen i lojërave të fatit. Olsi Rama është përfolur si njeriu në hije i lojërave të fatit. Shko e pyet Baton Stanishiçin dhe Ymer Çorapen se ata e dinë. A nuk shkruajtën ata se është në gjashtë copa në prokurori. Një njeri i zhdukur dhe një shtet bandit që thotë se është në gjashtë copa në prokurori. Do thoni ju, nuk e tha Fuga, por e thanë Fugat e tij. A ka njerëz më të afërt? A nuk ishte Baton Stanishiçi që na thoshte para tre muajsh se Linda është për presidente. Ai nuk e thoshte nga mendja e tij. Ai është zëdhënës i familjes në këtë formë. Po kjo çfarë prokurorie është që thuhet se mban një trup me gjashtë copa dhe nuk bën një përgënjeshtrim? Sepse kontrollohet nga Rama.Nëse është në gjashtë copa, familja njoftohet. Është kod shekullor”, tha Berisha.

 

Ndërkohë ditën e djeshme Rama pati një tjetër reagim lidhur me ngjarjen ku tha se policia ka një version, por për ta komunikuar zyrtarisht duhen prova.

 

Po ashtu një reagim ditën e djeshme erdhi edhe nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, i cili i pyetur nga mediet ka deklaruar se për zhdukjen e Martinajt policia është duke punuar dhe se do të flasë me fakte e prova.

Edhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi në të njëjtën linjë mendimi dhe qëndrimi deklaroi se Policia nuk mund të flasë pa pasur prova.

 

Martinaj ka qenë pronar i disa pikave të basteve dhe kazinove dhe është përmendur në 2016 për ngjarje të rënda kriminale. Po ashtu Martinaj ishte i përfshirë në masakrën e ndodhur në Bllok në 4 tetor 2018, ndërsa pas kësaj ngjarje ai u arrestua por më pas u la i lirë pasi pagoi një shumë të madhe parash.

Emri i Ervis Martinajt, doli në skenë edhe pas dëshmisë së vrasësit me pagesë Nuredin Dumani. Ai rrëfeu se Martinaj i kishte ofruar 500 mijë euro, për eliminim e Endrit Dokles, numrit 2 të bandës së Durrësit.

Të ngajshme

“Turp historik”, Muharremi kritikon mungesën e krerëve të institucioneve në Marshin për Liri

Yllka Gashi

Vendlindja e Veselit: Flamuj mirëseardhjeje për kthimin e Lulit

Yllka Gashi

Pse burrat jetojnë më pak se gratë?

Yllka Gashi