Telenews

Turqia: Vendet perëndimore duan që lufta të vazhdojë për të dobësuar Rusinë

Ka disa vende në Perëndim që duan që lufta në Ukrainë të vazhdojë vetëm për të dobësuar Rusinë, sipas një deklaratë të ministrit të Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu. Ai tha se qëllimi i Ankarasë është të bashkojë liderët e Rusisë dhe Ukrainës për t’i dhënë fund konfliktit.

Kujtojmë se Turqia mbetet një anëtare e plotë e NATO-s por edhe e vetmja që nuk ka vendosur sanksione perëndimore ndaj Rusisë.

Në një konferencë për shtyp, Cavusoglu tha: “Ne si Turqi,  nuk e kemi humbur shpresën, ne do të vazhdojmë përpjekjet tona. Presidenti ynë do të vazhdojë kontaktet e tij me Putin dhe Zelensky.

Synimi ynë është t’i bashkojmë të dy liderët për të siguruar që vendimet të merren në nivelin e liderëve. E gjithë bota po paguan çmimin e luftës”, vuri në dukje ai.

“Lufta nuk ka fitues. Sapo ta kuptojnë këtë, të dyja palët do të kenë më shumë gjasa të kthehen në tryezën e bisedimeve për t’i dhënë fund kësaj lufte.

Duhet të ketë një paqe të drejtë, veçanërisht për Ukrainën”, tha a, duke përmenduar se territoret e pushtuara janë territori i Ukrainës.

Të ngajshme

25 vjet pas sulmeve të 11 Shtatorit, Kosova në solidaritet me SHBA-në –

KushtrimGuraj

Detaje nga aksidenti tragjik në Zvicër: 5 viktima, 40 të lënduar

Yllka Gashi

Mbrojtja e Kilajt: Provat e ZPS-së nuk janë asgjë më shumë se spekulime

Yllka Gashi