Telenews

Tensione LDK-VV gjatë një raportimi në Kuvend

Ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj i ka kërkuar kryetares së Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku, që mos ta pengojë sa është duke folur.

Përderisa në Komision po raportonin kryetarja e Bordit të Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës, Aida Rexhepi dhe me u.d. e Drejtoreshës së Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu- Raçi, Zemaj u përplas me Kollçakun.

“Ti je spekulante, turp duhet me të ardhur”, vazhdoi Zemaj t’i thotë Kollçakut.

“Po e lus deputeten Kollçaku të mos më pengojë në fjalim. Ti me pas ndërgjegje të bren sa duhet. Unë flas çka dua jo si ju me digitron në VV. Ka kaluar koha e inateve sepse mjekët po ikin çdo ditë sesa me javë bo qefet politike”.

“Ti je spekulante. Idenë se ki edhe nuk e dëgjove edhe kurrë mos më jep përgjigje këtu. Kush je ti me vlerësua nuk je duke udhëhequr bordin. Turp duhet me të ardhur”./

Të ngajshme

Çitaku lavdëron kandidatët e PDK-së për kryetarë të komunave: Ata mishërojnë idealizmin, kompetencën dhe përkushtimin

KushtrimGuraj

“Kapja” e zgjedhjeve: Ish-kryetarja e nëndegës së VV-së dhe mbështetësi i “parimeve të Kurtit” marrin poste të rëndësishme në KQZ, anëtarët e “opozitës” heshtin

KushtrimGuraj

Pas vendimit të Gjykatës për sheshin, Uran Ismaili ka një premtim për të që në javën e parë si kryetar

Donat Hashani