Telenews

Rudi Vata me deklaratë të fortë për Kombëtaren Shqiptare: Lojtarët nuk kanë faj, urdhëri për t’i lëshuar ndeshjen vjen nga njerëzit me kravata

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka barazuar ndaj Islandës në takimin e Grupit 2 në Ligën B të Ligës së Kombeve.

“Kuqezinjtë” lëshuan nga duart fitoren duke barazuar 1:1 në “Air Albania Stadium” ndaj islandezëve.

Golin e parë për Shqipërinë e realizoi mbrojtësi i krahut, Emir Lenjani në minutën e 35-të.

Islandezët shmangën humbjen në Tiranë në minutën e shtatë shtesë me anë të Anderson.

Ish-kapiteni i Kombëtares dhe ish-lojtari i Celtic, Rudi Vata, ka reguar ashpër pas ndeshjes duke thënë se lojtarët nuk janë fajtorë, por janë njerëzit me kravata që po pasurohen në emër të Kombëtares.

“Shqipëria tani ka grupin e lojtarëve më profesional në histori, mos i fajësoni lojtarët se atyre po ju vjen urdhëri nga lartë t’i lëshojnë ndeshjet. Njerëzit me kravata po pasurohen në emër të Kombëtares. I ftojë gjithë prindërit shqiptarë mos t’i lejojnë fëmijët e tyre të luajnë për Armando Dukën”, tha Rudi Vata.

Me këtë barazim, Shqipëria mbetet në vendin e tretë në grup me dy pikë, Islanda tani ka katër pikë në pozitën e dytë.

I pari është Izraeli me tetë pikë.

Të ngajshme

Ronaldo e shpall veten më të mirin në histori: Numrat flasin vetë –

KushtrimGuraj

Liridon Lecin e shkarkojnë nga emisioni “Dueli Sportiv”, pas incidentit me ish-futbollisten Aliu

Rrezarta Ramaj

Vinicius Jr rrezikon deri në katër ndeshje pezullim, mund të mungojë në “El Clasico” –

KushtrimGuraj