Telenews

KEK-u mohon remontin gabim: Ekspertët na kanë rekomanduar që në B-2 të kufizohet ngarkesa e operimit

Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se njësia B-2 ka realizuar remontin e rregullt vjetor në gusht të këtij viti.

Sipas KEK-ut, ky remont është bërë me pjesëmarrjen në inspektim në punët në turbinë nga ekspertë të kompanisë General Electric.

“Inspektimi ka rezultuar me disa të gjetura të cilat janë eliminuar. Remonti është bërë po ashtu nën mbikëqyrjen e ekipit të GE”.

“Për sigurinë e operimit të turbinës në njësinë B2, ekspertët e GE kanë rekomanduar kufizim të ngarkesës në operim, i cili pritet që të rritet pas aktivizimit të sistemit të ko-gjenerimit me 15 tetor”, thuhet në njoftimin e KEK-ut, transmeton Telenews.al

Tutje, KEK-u i ka bërë thirrje medieve që mos të plasojnë lajme të paverifikuara në lidhje me remontin e njësisë B-2, pasi sipas tyre, raportimet e paverifikuara kanë efekt negativ në gatishmërinë dhe vullnetin e punëtorëve.

Të ngajshme

Kurti edhe sonte zbarkon në Mitrovicë me xhipa të zinj për ta “ngritur Pecin”

KushtrimGuraj

Situata e vendeve kandidate – çfarë thotë raporti i BE-së?

KushtrimGuraj

Komisioni Evropian e godet ashpër Serbinë me raportin e fundit

Donat Hashani