Telenews

E dashura e re e Eros Grezdës, është kushërira e kësaj moderatore e njohur shqiptare

Futbollisti i njohur, Eros Grezda është bërë një emër i komentuar në mediat rozë, që në momentin që pranoi lidhjen me modelen Oriola Marashi.

Mirëpo, duket se pas ndarjes nga kjo e fundit, Eros ka nisur një romancë me një tjetër bukuroshe.

Bëhet fjalë për Ajsel Abazin, e cila është edhe kushërira e moderatores dhe modeles, Almeda Abazi.

Është vetë futbollisti që ka publikuar një video në Instastory, ku shfaqet me bionden simpatike.

Nuk dihet se ku janë njohur çifti, por Ajsel jeton në Turqi, ndërsa Grezda luan me skuadrën Manisa të Turqisë.

E me shumë mundësi dyshja janë takuar atje.

 

Të ngajshme

“Çudia më e madhe zgjat 7 ditë”, Monika Lubonja publikon videon e parë pas skandalit të videove intime –

KushtrimGuraj

“Mbaje kokën lart”, vajza e Eli Fares ka një mesazh për të ëmën

Rrezarta Ramaj

Ledri Vula në New York, këngëtari shqiptar bën namin në festën e familjes Rexha

Rrezarta Ramaj