Telenews

Rasti i sulmit seksual ndaj alpinistes Nikqi, reagon ministrja Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur për rastin e sulmit seksual ndaj alpinistes Mrika Nikçi.

Haxhiu, tha se e ka parë videon e publikuar nga Nikçi, teksa shtoi se ka biseduar edhe me vetë atë dhe se ndihet mjaft e shqetësuar.

Tutje, Haxhiu tha se, në bazë të informacioneve që ajo ka, personi i dyshuar për rastin është arrestuar.

“Duhet sensibilizim i opinionit publik dhe institucionet ta kryejnë punën. Në bazë të informatave që i kam, personi i dyshuar është arrestuar”, është shprehur Haxhiu.

Më tej, e para e Drejtësisë tha se si qeveri “planifikojmë që ata persona që janë të dënuar për vepra të tilla të mos kenë mundësi të punësohen nëpër institucione publike”.

Lexo edhe:

E tmerrshme: Sulmohet seksualisht në Pejë, alpinisja Mrika Nikqi (VIDEO)

Flori Beqiraj është personi që shihet në video duke e sulmuar seksualisht Mrika Nikqin

Të ngajshme

10 vjet nga ratifikimi i Marrëveshjes së MSA-s në Kuvend, VV votoi kundër

KushtrimGuraj

Bashkë për zhvillim – përkrahje e madhe për Besnik Osmanin

Erzana Fazliu

Kurti kërcënon qytetarët nëse nuk e votojnë VV-në në balotazh

Erzana Fazliu