Telenews

Pique dhe e dashura e tij e re shijojnë një ditë me skuterë elektrikë në Paris

pique-dhe-e-dashura-e-tij-e-re-shijojne-nje-dite-me-skutere-elektrike-ne-paris

Ai njoftoi ndarjen me Shakiran në qershor pas 11 vitesh së bashku mes raportimeve se e kishte tradhtuar yllin kolumbian.

Dhe Gerard Pique duket se ka lëvizur me vendosmëri nga ish-lidhja e tij afatgjatë, pasi shijoi një ditë me të dashurën e re, Clara Chia Marti, 23-vjeçare, gjatë një pushimi romantik në Paris.

Futbollisti 35-vjeçar dhe Clara po lëviznin me skuterë elektrikë në kryeqytetin francez.

Dyshja dukeshin në humor të mrekullueshëm teksa lëviznin nëpër qytet me skuter.

Futbollisti u shfaq me një xhaketë dhe pantallona gri si dhe mbante një shami në kokë e mes tjerash edhe syzet e diellit.

E dashura e tij po ashtu zgjodhi një dukje të thjeshtë për këtë paraqitje, e veshur në të zeza e me syze.

Futbollisti dhe studentja që punon në kompaninë e tij ‘Cosmos’ kanë shëtitur së bashku me krahët e mbështjellë rreth njëri-tjetrit.

Ata u shfaqen të buzëqeshur vetëm disa javë pasi dolën publikisht me romancën e tyre.

Krijuesja e hitit “Waka Waka” së fundmi u përfol për një romancë dashurie me ish-portierin e Real Madridit, Iker Casillas.

Ky i fundit hodhi poshtë aludimet me disa postime që ndau në rrjete sociale.

Të ngajshme

Disa ditë pas skandalit, Eli Fara rikthehet në skenë me një koncert në Tiranë

Rrezarta Ramaj

“Çudia më e madhe zgjat 7 ditë”, Monika Lubonja publikon videon e parë pas skandalit të videove intime –

KushtrimGuraj

“Mbaje kokën lart”, vajza e Eli Fares ka një mesazh për të ëmën

Rrezarta Ramaj