Telenews

Moti sot dhe ditëve në vijim

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale të cilat pritet të kushtëzojnë riga lokale, afatshkurtra shiu për shkak të ardhjes së një fronti të dobët, të ftohtë ajror. Temperaturat do të pësojnë ulje për shkak të erërave nga verilindja dhe ajo maksimale pritet të arrijë deri në 18-19 gradë Celsius.

Në Shqipëri dhe tërë rajonin tonë sot pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Fronti i ftohtë gjatë ditës pritet të kushtëzojnë riga lokale, afatshkurtra shiu në disa pjesë të rajonit si dhe ulje të temperaturave.

Ditëve të ardhshme na pret mot kryesisht stabil, me netë të ftohta dhe ditë relativisht të ngrohta. E marta pritet të jetë më e ftohtë dhe me më shumë vranësira dhe ndonjë rigë të dobët eventuale.

Nga e mërkura rritje graduale të temperaturave ditore.

Të ngajshme

Kurti dhe Ulutas zhvilluan takimin lamtumirës

Rrezarta Ramaj

Kurti: Serbia s’ka dorëzuar dokumentacionin kadastral, pavarësisht marrëveshjes së vitit 2011

Rrezarta Ramaj

E rëndë, ndërron jetë 7-vjeçarja nga Peja që e zuri dollapi

Rrezarta Ramaj