Telenews

Të premten do të mbahet seanca e radhës e kuvendit

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se të premten, më 7 tetor, do të mbahet seanca e radhës e kuvendit.

Ai tha se pikë e parë e kësaj seance do të jetë interpelanca për ministrin e Financave, Hekuran Murati, sipas tij, për vendimin arbitrar për ndalimin e pagave e presioneve në pushtetin lokal.

“Pika e parë në seancë është vendosur për interpelancën për ministrin e Financave, Hekuran Murati, lidhur me  vendimin e tij arbitrar për ndalimin e pagave, për presionin që e ka bërë në pushtetin lokal gjatë grevës dhe për ndërhyrjen në autonominë e komunave në atë kohë”, ka thënë Tahiri.

Ai tha se roli i qeverisë është që ta ndihmojë Kosovën në kohë të vështira e jo të ndalojnë punën buxhetore për komunat.

Si grup parlamentar, ai tha se do ta ngrenë si çështje edhe ligjin për zyrtarët publikë, pasi, sipas tij, kjo është një ndërhyrje flagrante në stafin dhe shërbimin civil, në enimin e kontratave të punës së shërbyesve civilë.

Të ngajshme

Kurti dhe Ulutas zhvilluan takimin lamtumirës

Rrezarta Ramaj

Kurti: Serbia s’ka dorëzuar dokumentacionin kadastral, pavarësisht marrëveshjes së vitit 2011

Rrezarta Ramaj

E rëndë, ndërron jetë 7-vjeçarja nga Peja që e zuri dollapi

Rrezarta Ramaj