Telenews

Forcat ukrainase thyejnë mbrojtjen ruse në jug, avancojnë në lindje

Forcat ukrainase kanë thyer mbrojtjen ruse në jug të vendit, ndërsa kanë zgjeruar ofensivën e tyre të shpejtë në lindje, kështu duke rikthyer më shumë territor në zonat e aneksuara nga Rusia dhe duke kërcënuar linjat e furnizimit të trupave ruse.

Duke bërë përparimin e tyre më të madh në jug që nga fillimi i luftës, forcat ukrainase rimorën disa fshatra në një avancim përgjatë lumit strategjik Dnipro të hënën, thanë zyrtarët ukrainas, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Forcat ukrainase në jug shkatërruan 31 tanke ruse dhe një raketë hedhës, tha komanda operacionale jugore e ushtrisë në një përditësim gjatë natës, pa dhënë detaje se ku ndodhën luftimet.

Përparimi jugor pasqyron përparimet e fundit të Ukrainës në lindje edhe pse Rusia është përpjekur të rrisë aksionet duke aneksuar territor, duke urdhëruar mobilizimin dhe duke kërcënuar me hakmarrje bërthamore.

Ukraina ka bërë përparime të rëndësishme në dy nga katër rajonet e pushtuara nga Rusia, të aneksuara nga Moska javën e kaluar pas atyre që i quajti referendume – vota që u denoncuan nga Kievi dhe qeveritë perëndimore si të paligjshme.

Të ngajshme

Mbeturinat që shqetësojnë qytetarët në komunat e Kosovës, si arriti Obiliqi ta ndryshojë gjendjen?

Rrezarta Ramaj

Zhvillimet në Shqipëri, mbi 20 të rinj në Korçë shoqërohen në polici

Rrezarta Ramaj

Rama: Kosova rrezikon t’i humbasë Lojërat Mesdhetare 2030

Rrezarta Ramaj