Telenews

Obama me dedikim emocionues në 30-vjetorin e martesës me Michelle

obama-me-dedikim-emocionues-ne-30-vjetorin-e-marteses-me-michelle

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama dhe gruaja e tij, Michelle, kanë shënuar një datë të rëndësishme në jetën e tyre.

Barack dhe Michelle janë të martuar qe 30 vite dhe këtë datë e kanë kushtuar me dedikime emocionuese për njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Krahas fotografive të papublikuara më parë, Barack ndër të tjera ka shkruar se “nuk mund të kishte kërkuar një partner jete më të mirë” se gruaja e tij.

“Pas 30 vitesh, nuk jam i sigurt pse dukesh saktësisht njësoj dhe unë jo. E di që fitova lotarinë atë ditë – se nuk mund të kisha kërkuar një partner më të mirë të jetës. Gëzuar përvjetorin, zemër”, ka shkruar Obama.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Barack Obama (@barackobama)

Në njërën prej fotografive, çifti ka pozuar në një plazh në Havai, me Barackun që mbështet kokën në shpatullën e Michelle. Ai ka publikuar edhe një imazh bardh e zi nga dita e dasmës së tyre.

Edhe ish-Zonja e Parë ndau një postim të ngjashëm në Instagramin e saj, duke uruar bashkëshortin me rastin e përvjetorit: “30 vitet e fundit kanë qenë një aventurë dhe jam mirënjohëse që të kam pranë. Të dua”.

Barack dhe Michelle u takuan në vitin 1989 në një kompani, ku punonin bashkë dhe janë prindër të dy vajzave, Malia (24 vjeçe) dhe Sasha (21 vjeçe).

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Barack Obama (@barackobama)

Të ngajshme

Çifti në bregdet, kështu po e feston Gimbo sot ditëlindjen

Yllka Gashi

Paditet Selena Gomez! Investitorët e akuzojnë këngëtaren për mashtrim, kërkojnë rikthimin e 1.2 mln dollarëve

Yllka Gashi

“Nuk erdha për para”, Zlatko Dalic pasi emërohet trajner i Emirateve të Bashkuara Arabe

Yllka Gashi