Telenews

Tahiri i AAK-së: Është e pafalshme t’i ndalen pagat mësimdhënësve në prag të dimrit

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri e ka quajtur “skandaloz” vendimin e Qeverisë për mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit që ishin në grevë për 5 javë më radhë.

Ai tha se me këtë vendim “Qeveria e ka shkelur dinjitetin e mësimdhënësve”.

“Në prag të dimrit t’i ndalen pagat mësimdhënësve vetëm se kanë kërkuar një të drejtë minimale, është e pafalshme!”, ka shkruar Tahiri.

Postimi i plotë:

E padurueshme! Skandaloze!

Me ndalimin e pagave të shtatorit, Qeveria ka shkelur dinjitetin e mësimdhënësve. Poashtu, ndalimi i pagave është cenim i drejtëpërdrejtë i mirëqenies dhe ekonomive të familjeve të mijëra mësimdhënësve.

Të premten e kemi ftuar për interpelancë ministrin Murati, por vazhdimi i kësaj gjendje edhe për një orë, është vazhdim i turpit nga kjo Qeveri!

Në prag të dimrit t’i ndalen pagat mësimdhënësve vetëm se kanë kërkuar një të drejtë minimale, është e pafalshme!

Të ngajshme

Aksident në rrugën Elbasan-Peqin, lëndohen një grua dhe një fëmijë

Yllka Gashi

Çmimi i naftës arrin nivelin më të lartë historik në Zvicër

Yllka Gashi

Kontrabandoi katër shtetas të huaj me veturë, policia e kërkon të dyshuarin

Yllka Gashi