Telenews

Arben Vitia deklarohet pas largimit të Latifit: Kam plane tjera

Nuk dihet se kush do të vihet ne krye të ministrisë së Shëndetësisë, por Arben Vitia nuk ka plan rikthimi, shkruan Gazeta Express.

Ish-ministri Arben Vitia ka mohuar se do të rikthehet në postin që e ka lënë para 10 muajsh, teksa nuk kishte informacione se Latifi është dorëhequr.

Ish-ministri ka thënë se ka plane të tjera sa i përket karrierës së tij.

“Planet i kam të tjera. Jam në një takim dhe tani po merrem me diçka tjetër”, tha Vitia, i cili mban pozitën e kryetarit të LVV-së në Prishtinë, përcjell Paparaci.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Jashari, ka dhënë dorëheqje sot.

Sipas letrës së publikuar në media, të cilën ministri ia ka dërguar Kryeministrit Albin Kurti, dorëheqja vjen “pas shumë reflektimesh”.

Të ngajshme

Artistët shqiptarë reagojnë pas aktgjykimit në Hagë: “Liria ka emër”

Rrezarta Ramaj

Publikohet fotoja e rrallë e Fjolla Morinës, gjatë kohës së luftës në vitin 1999

Yllka Gashi

Deputetët e PD-së drejt Kuvendit me stemën e UÇK-së të ‘gdhendur’ në kostume

Yllka Gashi