Telenews

Murati: Pagat u ekzekutuan si paradhënie për orët që do të zëvendësohen

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve të Republikës së Kosovës Hekuran Murati, ka reaguar pasi janë ekzekutuar pagat e mësimdhënësve për muajin shtator.

Murati ka bërë të ditur se vendimi për ekzekutimin e pagave është bërë pas konfirmimit të listave nga komunat, derisa shtoi se Thesari ka ekzekutuar pagesën e paradhënies për orët e muajit shtator që do të zëvendësohen.

“Pas konfirmimit të listave nga komunat, Thesari sot ka ekzekutuar pagesën e paradhënies për orët e muajit shtator që do të zëvendësohen sipas kalendarit të ri mësimit, të miratuar nga MASHTI”, ka shkruar Murati.

Të ngajshme

Vdes nëna e Hysni Gucatit

Valjeta Turkaj

“Koalicioni Lëvizja Vetëvendosje”: VV-ja zyrtarizon koalicionin me tri parti

Valjeta Turkaj

Vritet biznesmeni shqiptar në Elbasan

Valjeta Turkaj