Telenews

Konvertimi i targave në RKS, deklarohet KFOR’i

“KFOR’i është i shqetësuar me interesimin e ulët të serbëve për konvertimin e targave nga KM në RKS”.

Kështu është shprehur, Aleksandër Aalmo, zëvendëskëshilltari politik i komandantit të KFOR-it

Aalmo në seminarin “Rose-Roth” të Asamblesë Parlamentare të NATO-s që po mbahet në Prishtinë ka thënë se do të bëjnë çmos që t’i zgjidhin telashet e mundshme.

“Vitin e kaluar kemi pasur indikacionet e para se këto do te jenë çështje konfliktuoze me barrikadat që u vendosën. Është dashur shumë angazhim ndërkombëtar për të deskaluar situatën. Deri në fund të këtij muaji kur është afati kohor për regjistrimin e automjeteve në RKS, shumë pak nga këta kanë vendosur që t’i ndërrojnë tabelat e që është shqetësim për neve. Ne do të përpiqemi dhe bëjmë çmos që të zgjidhim paraqitjen e telasheve. KFOR-i do të vazhdojë të qëndrojë në Kosovë për aq kohë sa është e nevojshme. Roli i KFOR vazhdon të jetë i nevojshëm dhe i domosdoshëm”, ka deklaruar Aalmo.

31 tetori është afati i fundit kur serbët duhet të konvertojnë targat e veturave të tyre.

Pas asaj date, ato targa do të mbesin ilegale.

E ka pasur shqetësime për refuzimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës nga serbët lokalë, pasi më 31 korrik ishte një natë e tensionuar.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, vazhdimisht ka monitoruar numrin e serbëve që kanë konvertuar targat, duke thënë se “serbët po e refuzojnë Prishtinën”.

Të ngajshme

Vdesin tre shtetas të Maqedonisë së Veriut në një aksident në Slloveni

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 27 gusht

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 26 gusht

Rrezarta Ramaj