Telenews

Vetura fluturuese bëri fluturimin e parë publik në Dubai

vetura-fluturuese-beri-fluturimin-e-pare-publik-ne-dubai

Një veturë fluturuese e ndërtuar nga fabrika kineze e automjeteve elektrike Xpeng Inc. bëri fluturimin e parë publik në Emiratet e Bashkuara Arabe.

E gjithë kjo si pjesë e programit të kompanisë për të nxjerrë produktin në tregjet ndërkombëtare.

X2 është një aeroplan vertikal i ngritjes dhe uljes me dy vende (eVTOL) që ngrihet nga tetë helika – dy në çdo cep të automjetit.

“Ne po shkojmë hap pas hapi drejt tregut ndërkombëtar”, tha Minguan Qiu, menaxher i përgjithshëm i Xpeng Aeroht.

“Ne zgjodhëm Dubain për fluturimin e parë sepse është qyteti më inovativ në botë”, shpjegoi ai.

Të ngajshme

Apple ndryshon emrin e Liqenit Ontario në “Lake America” pas urdhrit të Trump

Yllka Gashi

Si e mori emrin Ford Mustang? Historia pas emrit legjendar

Yllka Gashi

25 milionë euro gjobë për TikTok-un në Brazil, “nuk u mbrojtën” të dhënat e fëmijëve –

KushtrimGuraj