Telenews

Genc Prelvukaj pasi u bë baba i një vajze: I dhamë një emër në shqip, Adea

genc-prelvukaj-pasi-u-be-baba-i-nje-vajze:-i-dhame-nje-emer-ne-shqip,-adea

Këngëtari i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj, ditën e sotme (e premte) është bërë baba.

Ai dhe bashkëshortja e tij, artistja Eni Koçi, u bënë prindër të një vajze që e kanë quajtur, Adea.

Për këtë pati një reagim edhe nga vet krijuesi i hitit “Shpirtin e zi” nëpërmjet një postimi të shpërndarë në Facebook.

Postimi i plotë i Gencit, pa ndërhyrje:

“Sot në mëngjes, në orën 09:09 Eni solli në jetë vajzën tonë të bukur, një hënë plot dritë, që do ta duam për aq sa marrim frymë. Festë e madhe dhe gëzim në shtëpinë tonë. I dhamë një emër në shqip, Adea, që për ne janë katër shkronja floriri.

Ndjehem i lumtur dhe plot jetë.

Faleminderit Spitali Lindja dhe doktor Dergut Aliu për kujdesin, mirësinë dhe respektin e treguar”. 

Të ngajshme

Ronaldo iu bashkua “shakasë kosovare” për dasmat: “Ma mirë me ato pare shkoj n’deti” –

KushtrimGuraj

Vdes aktorja në moshë të re

Yllka Gashi

Brikena emocionon me dedikimin për Mateon

Rrezarta Ramaj