Telenews

Ten Hag duket se u tregua tolerant me Cristiano Ronaldon, në një rast të ngjashëm te Ajax, futbollisti refuzoi të futej në lojë, por… (VIDEO)

Erik ten Hag pranoi, këtë të premte, në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Chelseas, se Cristiano Ronaldo refuzoi të hynte në minutën e 86-të të ndeshjes Manchester United-Tottenham, të mërkurën e kaluar, në “Old Trafford”.

Portugezi do të largohej nga stadiumi para përfundimit të ndeshjes dhe, të nesërmen, si masë disiplinore për holandezin, klubi e ndëshkoi duke e larguar nga ekipi i parë për ndeshjen në “Stamford Bridge”.

Dhe kjo nuk ishte hera e parë që trajneri përjetoi një situatë të tillë: në vitin 2018, në kohën kur ai drejtonte Ajaxit, Ten Hag i kërkoi gjermanit të hynte në fushë në minutat e fundit të fitores (4-1) ndaj Heerenveen, diçka që lojtari e refuzoi.

Trajneri nuk e fali, e largoi lojtarin për dy javë nga stërvitjet e Ajaxit dhe e vërteta është se Younes nuk do të luante më kurrë për stemën e Amsterdamit, duke u larguar në fund të sezonit për te Napoli.

Të ngajshme

”Çështje pa rëndësi”, Carreras reagon pasi u raportua se u godit me shuplakë nga Rudiger

Valjeta Turkaj

20 vjet në pritje, Arsenali në finalen që të gjithë e Prisnin!

KushtrimGuraj

Arsenal 1-0 Atletico Madrid, Bukayo Saka zhbllokon ndeshjen

KushtrimGuraj