Telenews

Boca Juniors shpallet kampion i Argjentinës për herë të 35-të, me një falënderim të veçantë për River Platen

Boca Juniors është shpallur kampion i Argjentinës për herë të 35-të në historinë e tyre.

Falë barazimit 2-2 ndaj Independientes , Boca Juniors shpallet kampion. Një finale e pabesueshme e kampionatit argjentinas.

E pabesueshme, sepse titulli i 35-të i klubit të Buenos Aires erdhi edhe falë River Plates, që e mposhti Racingun  me rezultat 1-2.

Gjithçka ndodhi në fund të ndeshjes: me rezultatin ende 1-1, Racing humbi penalltinë që do të kishte fituar kampionatin në minutën e 90-të, përpara se të pranonte golin nga Plate, 2-1 në minutën e 95-të.

Boca Juniors e mbylli kampionatin me 52 pikë në +2 ndaj rivalëve të Avellanedas.

Të ngajshme

Zyrtare: Lyon huazon sulmuesin e Juventusit, Loïs Openda

KushtrimGuraj

Real Madridi merr vendim për Vinicius Junior, braziliani s’është në shitje

KushtrimGuraj

Konfirmohet: Claudio Ranieri te Italia, me një post ndryshe

Yllka Gashi