Telenews

Nëntë të vdekur pas një sulmi vetëvrasës në Somali

Nëntë persona u vranë dhe 47 u plagosën në një sulm vetëvrasës në një hotel në Kismayo, në jug të Somalisë.

Oficerët e sigurisë vranë tre nga sulmuesit dhe i katërti vdiq në shpërthimin e bombës, tha Yussuf Hussein Dhumal, ministër i sigurisë për Jubbaland.

“Në shpërthim, nëntë persona, përfshirë studentë dhe civilë u vranë dhe 47 të tjerë u plagosën, disa prej tyre në gjendje të rëndë,” tha Dhumal.

“Hoteli ku ndodhi shpërthimi ishte afër një shkolle, kështu që shumë studentë u plagosën”, raporton Aljazeera.

Një makinë e ngarkuar me eksploziv përplasi portën e hotelit dhe u pasua nga një sulm që e mori përsipër grupi i armatosur al-Shabab.

Qyteti port është i fundit që është goditur nga sulmet pas një rishfaqjeje të tyre në muajt e fundit nga organizata e lidhur me Al-Kaedën, e cila ka shënjestruar kryesisht kryeqytetin Mogadishu dhe Somalinë qendrore.

Të ngajshme

Trump: Nuk jam kundër fabrikave kineze të makinave në SHBA, mjafton të punësojnë amerikanë

Yllka Gashi

25 vjet pas sulmeve të 11 Shtatorit, Kosova në solidaritet me SHBA-në –

KushtrimGuraj

Detaje nga aksidenti tragjik në Zvicër: 5 viktima, 40 të lënduar

Yllka Gashi