Telenews

Sulmet kibernetike nga Irani, Rama konfirmon vizitën e presidentit izraelit në Tiranë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar sot me presidentin izraelit Isaac Herzog.

Gjatë bisedës mes dy krerëve, Rama bëri të ditur se presidenti izraelit do të vizitojë së shpejti Shqipërinë.

Rama i tha se ka për të parë shumë në Shqipëri.

“Jam shumë i lumtur që më në fund do të kemi për vizitë në Shqipëri. Jam i sigurt se keni shumë për të parë në Shqipëri. Do të ndiheni si në shtëpinë tuaj sepse Shqipëria ka qenë gjithmonë e shtëpi e dytë për këdo”, i tha Rama, presidentit izraelit.

Kujtojmë se një ditë më parë, kryeministri shqiptar u takua me homologun e tij në Izrael, Yair Lapi.

Dyshja diskutoi dje rreth forcimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë kibernetike e të mbrojtjes, të ekonomisë dhe të turizmit.

Vizita e Ramës në Izrael vjen pas sulmeve kibernetike që qeveria e Iranit ndërmori ndaj Shqipërisë, shkruan abcnews.al.

Të ngajshme

Vjosa Osmani përkujton Fehmi Aganin: Ai i shërbeu atdheut dhe vizionit për shtet

Valjeta Turkaj

Sekuestrohen mbi 800 kg duhan në Ferizaj, shmangen mbi 34 mijë euro akcizë

Valjeta Turkaj

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj tetë personave për krime lufte në Gjakovë

Valjeta Turkaj