Telenews

Moti sot dhe ditëve në vijim

Sot në Kosovë pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe ende mjaft i ngrohtë për këtë periudhë kohore. Do të ketë edhe vranësira lokale të shtresave të larta, ndërsa temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 26 gradë Celsius.

Në Shqipëri dhe tërë rajonin tonë sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell, por edhe me vranësira të pakta të larta. Temperaturat do të vazhdojnë të jenë të larta për këtë periudhë kohore.

Të mërkurën do të kemi ndryshim të vogël të kushteve të motit. Erërat jugore do të zëvendësohen nga ato veriore dhe verilindore dhe për këtë arsye do të ketë ulje të temperaturave, por ende do të vazhdojë të jetë relativisht ngrohtë për këtë periudhë kohore.

Edhe ditëve të ardhshme na pret mot kryesisht stabil, me intervale të gjata kohore me diell, vranësira të pakta lokale dhe relativisht ngrohtë.

Të ngajshme

Stuttgart: Në autobusin nga Kosova, doganierët gjejnë 250 kilogramë suxhuk, cigare dhe një qenush

Rrezarta Ramaj

Këngëtari Asim Gashi viziton ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë

Rrezarta Ramaj

Kurti takohet me kryeministrin kroat, diskutohet për proceset euro-atlantike

Valjeta Turkaj