Telenews

Nga e hëna nis vaksinimi kundër gripit sezonal në Kosovë

nga-e-hena-nis-vaksinimi-kunder-gripit-sezonal-ne-kosove

Ministria e Shëndetësisë rikujton qytetarët se vaksinat kundër gripit sezonal kanë arritur në Kosovë dhe duke filluar nga dita e hënë, do të fillojë vaksinimi.

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u bëjnë thirrje qytetarëve, sidomos personave më të moshuar dhe personave me sëmundje kronike, që të vaksinohen për t’u mbrojtur nga gripi sezonal.

Vaksinimi kundër gripit sezonal mund të bëhet çdo ditë pune në njësitë e vaksinimit të kuadër të Qendrave Kryesore të Mjekësisë familjare në çdo komunë.

MSh ka siguruar vaksina të mjaftueshme prandaj, ftohen qytetarët që nga data 31 tetor e tutje të vaksinohen.

Të ngajshme

​Zbulohet një formë e rrallë e diabetit që prek vetëm të sapolindurit

Valjeta Turkaj

Gjëja më bezdisëse që mund ta bëni në zyrë

Erzana Fazliu

Kur është koha më e mirë për të ngrënë një mollë?

Valjeta Turkaj