Telenews

Izraelitët u drejtohen sërish kutive të votimit

izraelitet-u-drejtohen-serish-kutive-te-votimit

Izraelitët votojnë të martën – për të pestën herë, në më pak se katër vjet – për të zgjedhur kryeministrin e ri. Në këto zgjedhje ka mundësi që partitë e të djathtës ekstreme të përjetojnë rritje dhe të bëhen vendimtare për koalicionin qeveritar. Benjamin Netanyahu, ish-kryeministri izraelit që ka qeverisur Izraelin për 12 vjet, aktualisht është duke u gjykuar për korrupsion, mirëpo partia e tij Likud pritet të fitojë më së shumti ulëse në Parlament.

Vetë Netanyahu hedh poshtë akuzat kundër tij. Siguria dhe rritja e çmimeve janë në krye të prioriteteve të votuesve në këto zgjedhje. Ky proces zgjedhor është nxitur nga vendimi i kryeministrit, Yair Lapid për të shpallur zgjedhje të parakohshme, si pasojë e largimeve nga koalicioni i tij qeveritar.

“Ky process përbën zgjedhje në mes të së ardhmes dhe të kaluarës. Prandaj dilni dhe votoni për të ardhmen e fëmijëve tuaj, për të ardhmen e shtetit tuaj”, ka thënë Lapid nga Tel Avivi. Sipas sondazheve, asnjëra parti nuk do të arrijë të fitojë shumicën prej 61 ulësesh në Parlamentin me 120 të tilla./REL

Të ngajshme

Trump: Nuk jam kundër fabrikave kineze të makinave në SHBA, mjafton të punësojnë amerikanë

Yllka Gashi

25 vjet pas sulmeve të 11 Shtatorit, Kosova në solidaritet me SHBA-në –

KushtrimGuraj

Detaje nga aksidenti tragjik në Zvicër: 5 viktima, 40 të lënduar

Yllka Gashi