Telenews

​Koreja e Jugut: Pheniani lëshoi të paktën tri raketa balistike

​koreja-e-jugut:-pheniani-leshoi-te-pakten-tri-raketa-balistike

Pheniani ka lëshuar të paktën tri raketa balistike në Detin e Japonisë, i njohur gjithashtu si Deti Lindor, deklaroi ushtria e Koresë së Jugut.

Mediat koreano-jugore raportuan se një raketë fluturoi në ishullin lindor të Koresë së Jugut të Ulleungdo përpara se të rrëzohej në ujërat ndërkombëtare në Detin e Japonisë, pwrcjell ATA.

Një tjetër ra në det pranë kufirit “de facto” me Korenë e Jugut, ndërsa e treta ra në ujërat në lindje të qytetit të Sokcho.

“Pheniani ka lëshuar rreth 10 raketa të llojeve të ndryshme”, sipas Seulit zyrtar.

Agjencia e lajmeve Kyodo citoi qeverinë japoneze të thoshte se nuk kishte raportime për dëmtime të avionëve apo anijeve, duke shtuar se raketat mund të kenë fluturuar në trajektore të parregullta.

Rezolutat e OKB-së e ndalojnë Korenë e Veriut të testojë raketa balistike të çdo shkalle, disa prej të cilave janë të afta të mbajnë një kokë bërthamore.

Situata në Gadishullin Korean aktualisht është shumë e tensionuar. Koreja e Veriut ka kryer një sërë testesh raketore në javët e fundit.

Qeveria e Phenianit tha në deklaratat e saj se testet kishin për qëllim të simulonin lëshimin e armëve bërthamore taktike në aeroportet e Koresë së Jugut.

Të ngajshme

Macron: Rreth 15 vende do të lehtësojnë trafikun në Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit SHBA-Iran

Valjeta Turkaj

Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se “triumfuan” në luftë

Valjeta Turkaj

Rrahu gruan pasi e zgjoi fëmijën pa dashje nga gjumi, greku dënohet me 11 vjet burgim

Valjeta Turkaj