Telenews

Rrahja e pacientës: Detaje të vendit dhe biznesit ku ndodhi ngjarja tronditëse

Policia e Kosovës ka arrestuar infermieren e cila dyshohet se ka sulmuar gruan e moshuar në Shtëpinë e Pleqve në Pejë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur këtyre ditëve.

Telenews.al ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk ka marrë përgjigje.

Pamjet e sulmit të infermiereve të Shtëpisë së Moshuarve në Pejë ndaj pacientes i ka publikuar aktorja Kaltrinë Zeneli të martën.

Ngjarja ka ndodhur në Shtëpinë e të Moshuarve “Orenda” në Pejë.

“Orenda” Sh.P.K. është një biznes privat i cili merret me aktivitetet në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit dhe personat me nevoja të veçanta.

Aksionarë të biznesit janë Anton Rasaj, Besmir Ahmetaj dhe Agron Kukaj.

Paparaci është duke provuar të kontaktojë spitalin “Orenda” , mirëpo të njëjtit nuk i janë përgjigjur telefonatave të mediumit.

VIDEO SHOKUESE: Infermieret në Pejë e rrahin dhe shajnë pacienten e moshuar, teksa qeshin me të

Të ngajshme

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj

Osmani: Mbrojtjen e UÇK-së do ta bëjmë në çdo cep të botës: Historia e Kosovës nuk mund të përvetësohet

Rrezarta Ramaj

Ekzekutohen mbi 6.2 milionë euro subvencione për fermerët, publikohen listat e përfituesve

Rrezarta Ramaj