Telenews

Prokurori: Kemi dyshime se ka edhe raste të tjera të dhunës në shtëpinë e të moshuarve në Pejë

Prokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Dorian Juniku, ka thënë se dyshojnë se në shtëpinë e pleqve mund të ketë pasë edhe raste të tjera të dhunës.

“Jemi në procedurë parapenale është një fazë preliminare e vlerësimit të të gjitha veprimeve dhe grumbullimit të informacioneve”.

“Kemi kërkuar nga policia që të njëjtit të shkojnë në vendin e ngjarjes, pra  në shtëpinë e pleqve ku ka ndodhur rasti  dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura,  ka edhe kamera ne do t’i tërheqim edhe ato xhirime”.

“Sepse kemi dyshime se ky nuk ishte rasti i vetëm, mund të ketë ndodhur të ketë pasë edhe raste të tjera të ngjashme”, ka thënë Juniku.

Të ngajshme

I akuzuari për kanosjen e moderatorit Alaudin Hamiti pranon fajësinë, kërkon dënim të butë

Valjeta Turkaj

“Kemi kërkuar letër nga Kurti”, Çitaku flet për zgjedhjen e presidentit

Valjeta Turkaj

Qeveria miraton projektligjin për energjinë elektrike

Valjeta Turkaj