Telenews

Sveçla pas suspendimit të drejtorit të Policisë në veri: Refuzimi i zbatimit të vendimit është cenim i rëndë i sigurisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas suspendimit të drejtorit të Policisë në Veri, Nenad Gjuriq. Ai tha se refuzimi i zbatimit të vendimit është “cenim i rëndë i sigurisë dhe stabilitetit të vendit tonë”.

Ndër të tjerash, ai ka shkruar se Policia e Kosovës “është një dhe të gjithë pjesëtarët e saj duhet të kenë të njëjtin mision: sundimin e ligjit dhe krijimin e ambientit të sigurtë për të gjithë qytetarët pa dallim”.

“Nuk do të lejojmë asnjë veprim që cënon këtë mision dhe bashkë me Policinë e Kosovës do të vazhdojmë zbatimin e tij”, ka shkruar ministri Sveçla.

Postimi i plotë:

Refuzimi i zbatimit të vendimit legjitim të institucioneve të Republikës së Kosovës është mbi të gjitha cënim i rëndë i sigurisë dhe stabilitetit të vendit tonë.

Në kuptim të këtyre veprimeve të përsëritshme, pas kërkesës së Inspektoriatit Policor të Kosovës dhe inicimin e hetimeve penale, është suspenduar Drejtori Rajonal i Policisë në Mitrovicën e veriut, Nenad Gjuriq.

Policia e Kosovës është një dhe të gjithë pjesëtarët e saj duhet të kenë të njëjtin mision: sundimin e ligjit dhe krijimin e ambientit të sigurtë për të gjithë qytetarët pa dallim. Nuk do të lejojmë asnjë veprim që cënon këtë mision dhe bashkë me Policinë e Kosovës do të vazhdojmë zbatimin e tij.

Të ngajshme

Studentët e Pejës në protestë, kërkojnë mbrojtjen e vlerave të UÇK-së

Valjeta Turkaj

47 aksidente trafiku e mbi 2000 gjoba brenda 24-orëve të fundit

Valjeta Turkaj

Rritja e çmimeve nuk ndalet, marsi sjell valë të re shtrenjtimi në treg

Valjeta Turkaj