Telenews

Studentët e Pejës në protestë, kërkojnë mbrojtjen e vlerave të UÇK-së

Studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” do të mbajnë sot një protestë në Pejë, e paralajmëruar të nisë nga ora 12:00 në sheshin e qytetit.

Organizatorët kanë bërë të ditur se protesta synon mbrojtjen e vlerave çlirimtare, duke theksuar se kjo nismë nuk lidhet me mbështetjen ndaj një individi të caktuar, por përbën reagim ndaj asaj që e cilësojnë si një fenomen shqetësues në rritje.

Sipas tyre, shqetësuese mbetet gjuha fyese dhe denigruese që, siç thonë, po përdoret ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, drejtuesve të saj, si dhe ndaj familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës.

Një nga përfaqësuesit e studentëve ka folur edhe në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, ku ka bërë të ditur se protesta ka marrë mbështetje të gjerë.

“Presim nga kjo protestë paqësore që Prokuroria ta kuptojë pakënaqësinë tonë sa i përket raportit me UÇK-në dhe të ndërmarrë masat e duhura sa më shpejt”, tha ai.

Të ngajshme

INCIDENT NË BURGUN E SIGURISË SË LARTË NË DYZ – DYSHIME PËR NJË RRAHJE TË ORGANIZUAR

Rrezarta Ramaj

Kurti: Do të investojmë mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë këtij mandati

Rrezarta Ramaj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj