Telenews

OBSH: Valët e të nxehtit shkaktuan vdekjen e 15 mijë personave në Evropë

Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri të ditur se valët e të nxehtit që shfaqën ndikimin e tyre gjatë verës në Evropë kanë shkaktuar të paktën 15 mijë të vdekur.

Drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, ndau statistika për valët e të nxehtit në Evropë.

“Të paktën 15 mijë persona kanë humbur jetën për shkak të temperaturave të nxehta në vitin 2022, sipas të dhënave të ndara nga vendet”, tha Kluge.

Ai theksoi se temperaturat e larta kanë shkaktuar vdekjen e rreth 4 mijë personave në Spanjë, rreth 1 mijë në Portugali, 3.200 në Britani dhe 4.500 në Gjermani.

Kluge paralajmëroi se valët e të nxehtit dhe nxehtësia ekstreme do të çojnë në më shumë vdekje në vitet e ardhshme nëse nuk merren masa efektive.

Të ngajshme

SHBA kërkon strategji të reja kundër Iranit, ushtria u bën thirrje analistëve: Na duhen ide “kreative” për të rritur presionin

Yllka Gashi

Një nga kritikët më të ashpër të luftës së Putinit largohet nga Rusia

Yllka Gashi

CNN: Një pjesë e naftës po kalon përmes Hormuzit pavarësisht mungesës së marrëveshjejes SHBA – Iran

Yllka Gashi