Telenews

Rama: Po linçohet edhe bashkëshortja ime, përgjegjësit do të përgjigjen para drejtësisë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ndaj asaj që e cilëson si një fushatë të orkestruar politike kundër tij, duke thënë se së fundmi sulmet janë zgjeruar edhe ndaj bashkëpunëtorëve dhe bashkëshortes së tij.

Sipas Ramës, përplasja politike ka kaluar kufijtë e debatit demokratik dhe është shndërruar në shpifje, fyerje dhe denigrim të njerëzve që, sipas tij, nuk kanë lidhje me pretendimet e ngritura.

“Ditët e fundit shënuan kulmin e kësaj fushate të ulët, ku në shënjestër nuk jam më vetëm unë, por edhe bashkëpunëtorët e mi dhe bashkëshortja ime”, ka shkruar ai.

Rama ka theksuar se çdo pretendim për interes publik duhet t’u drejtohet institucioneve të drejtësisë, por ka akuzuar kundërshtarët se po e fshehin gjuhën e urrejtjes dhe linçimin pas këtij pretendimi.

Ai është shprehur se përfshirja e familjarëve në përplasjet politike përbën kalim të çdo kufiri njerëzor, moral dhe institucional.

Kryetari i Prishtinës ka paralajmëruar se rasti do të ndiqet deri në instancat më të larta të drejtësisë dhe se, sipas tij, të gjithë ata që kanë marrë pjesë në orkestrimin, nxitjen apo përhapjen e kësaj fushate do të mbajnë përgjegjësi.

“Shteti ligjor nuk mund të lejojë që linçimi dhe denigrimi të përdoren si instrumente të veprimit politik. Kjo nuk është më politikë. Është çnjerëzore!”, ka përfunduar Rama.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 23 shtator

Rrezarta Ramaj

Kurti takon Kallasin: Gjykimi s’ka përfunduar, Kosova do të angazhohet që verdikti të korrigjohet në Apel –

KushtrimGuraj

E rëndë në Prishtinë: 11-vjeçarja goditet nga një Mercedes, përfundon pa vetëdije në QKUK – shoferi ndalohet për 48 orë –

KushtrimGuraj