Telenews

Ambasadori i Katarit në Botërorin 2022: Homoseksualiteti është “dëmtim i mendjes”

Ambasadori i Katarit në Kupën e Botës FIFA 2022 dhe ish-futbollisti Khalid Salman ka thënë se homoseksualiteti është “dëmtim i mendjes”, në një intervistë me transmetuesin gjerman ZDF të hënën.

Intervista e filmuar në Doha, më pak se dy javë para fillimit të turneut, u ndërpre menjëherë nga një zyrtar i komitetit organizativ të Kupës së Botës, shkruan CNN.

Gjatë intervistës, Salman ishte duke diskutuar çështjen e ilegalitetit të homoseksualitetit në Katar.

Salman i tha ZDF se të qenit homoseksual ishte “haram”, që do të thotë e ndaluar sipas ligjit islamik. “Është dëmtim i mendjes”, tha Salman.

Të ngajshme

Vjosa Osmani përkujton Fehmi Aganin: Ai i shërbeu atdheut dhe vizionit për shtet

Valjeta Turkaj

Sekuestrohen mbi 800 kg duhan në Ferizaj, shmangen mbi 34 mijë euro akcizë

Valjeta Turkaj

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj tetë personave për krime lufte në Gjakovë

Valjeta Turkaj