Telenews

VALA e shpërblen me 100 euro mbushje dhe validitet pa limit, konsumatorin e saj që numëron 100 vite

Burbuqe Hana, UD e Kryeshefes Ekzekutive të Telekomit të Kosovës, e ka pritur sot në zyrën e saj konsumatorin më të moshuar të “Valës”, Riza Aruqin 100-vjeçar.

Në njoftimin e kompanisë publike, ”Vala” thuhet se në një atmosferë të ngrohtë dhe e rrethuar me stafin e saj, Hana i uroi shëndet të moshuarit dhe të përdorë shërbimet e “Valës” edhe shumë e shumë vite, transmeton Telenews.al

Përkundrejt protokollit standard për pritje të tilla, ajo uli axhën Riza “në krye të vendit”, në karrigen e saj, duke i thënë se në Telekom, konsumatori është zot shtëpie.

Sipas saj, konsumatori ynë më i moshuar “kryet e vendit” e meriton për shkak të moshës, vitalitetit dhe urtisë gjithsesi, por edhe për shkak të besnikërisë së tij ndaj “Valës”.

Riza Aruqi me vitalitetin e tij dhe komunikimin e kthjelltë, duhet të jetë ndër 100-vjeçarët e rrallë në Kosovë, i cili me familjen dhe miqtë e tij ende komunikon shumë me telefon. Me këtë rast, në njoftimin e kompanisë thuhet se Telekomi i Kosovës në shenjë mirënjohjeje për besnikërinë si konsumator i rregullt i dhuroi një kredi në llogarinë e tij, në vlerë prej 100 euro, që në mënyrë simbolike përkon me moshën e tij.

Gjithashtu duke marrë në konsideratë moshën e tij, Vala njoftoi se Telekomi siguroi edhe lehtësime të tjera për konsumatorin e vet special.

Vlen të ceket se Riza Aruqi është konsumator besnik dhe i rregullt i Valës që nga viti 2005.

Të ngajshme

Formimi i institucioneve, Kusari-Lila: Ftesa për LDK-në dhe partitë e tjera pritet brenda pak ditëve, ndoshta edhe orëve

Yllka Gashi

“Pa vendosjen e laurave, aksidentet në hekurudha nuk do të ndalen”

Yllka Gashi

Rikthim i madh në familjen mbretërore? Harry synon ribashkimin me mbretin Charles

Yllka Gashi