Telenews

BE marrëveshje për reduktimin e emetimeve të dëmshme për klimën

be-marreveshje-per-reduktimin-e-emetimeve-te-demshme-per-klimen

Vendet e Bashkimit Evropian duhet të shtojnë përpjekjet e tyre për të reduktuar më shpejt emetimet e dëmshme për klimën në sektorët e ndërtimit, bujqësisë dhe transportit.

Sipas marrëveshjes së arritur midis BE-së dhe Parlamentit Evropian, objektivat kombëtare të klimës për vitin 2030 shtrëngohen në varësi, ndër të tjera, të fuqisë ekonomike të vendeve anëtare.

Objektivi i reduktimit të emetimeve të Gjermanisë, ekonomisë më të madhe në Evropë, do të rritet nga 38 në 50%, ndërsa Bullgaria, vendi më i varfër i BE-së, do të arrijë objektivin prej 10%, shkruan ATSh.

“Industritë e mbuluara nga e ashtuquajtura Rregullore e Ndarjes së Përpjekjeve janë përgjegjëse për 60% të emetimeve të gazeve serrë në BE”, tha komisioneri i BE-së për Klimën, Frans Timmermans.

Rregullat e reja synojnë të krijojnë stimuj për masa shtesë për të ulur emetimet e dioksidit të karbonit (CO2).

Vendimi ende duhet të miratohet zyrtarisht përpara se ligji të hyjë në fuqi, por kjo konsiderohet një formalitet.

Rregullorja është pjesë e paketës së madhe klimatike “Fit for 55” e cila synon të reduktojë emetimet në bllok me 55% deri në vitin 2030, krahasuar me vitin 1990.

Të ngajshme

Rikthim i madh në familjen mbretërore? Harry synon ribashkimin me mbretin Charles

Yllka Gashi

Trump paralajmëron bisedime të reja me Iranin, Teherani mohon se ka negociata

Yllka Gashi

Rrëzohet avioni turistik në SHBA: Humbin jetën 13 persona

KushtrimGuraj