Telenews

Ndërpritet derbi Shkupi – Shkëndija, tifozët u futën në fushë dhe i sulmuan lojtarët (VIDEO)

Dueli i çerekfinales së Kupës së Maqedonisë së Veriut ndërmjet Shkupit dhe Shkëndijës është ndërprerë pas vetëm 9-të minutave lojë me rezultat momental 1:0 për Shkëndijën.

Sulmi ndaj futbollistëve kuqezi pas golit të Elezit, hyrja e disa tifozëve vendas në terren dhe gjuajtjet me fishekzjarrë e gjësende të forta në drejtim të futbollistëve të Shkëndijës bëri që fillimisht forcat e sigurisë të urdhërojnë tërheqjen e ekipit të Shkëndijës në zhveshtore për shkaqe sigurie.

Pas mbledhjes së delegatit, arbitrave të takimit, komesarëve të sigurisë së dy klubeve dhe FFM-së, përfaqësuesit të MPB-së së Shkupit përgjegjës për sigurinë e kësaj ndeshje dhe përgjegjësve nga Komisioni për gara pranë FFM-së u vendos se nuk ka kushte sigurie për vazhdimin e ndeshjes.

Për vendim përfundimtar rreth epilogut pasojnë raporte shtesë për ngjarjet në këtë ndeshje nga ana e delegatit, përfaqësuesit për siguri pranë FFM-së dhe arbitrave të ndeshjes.

Të ngajshme

Reali triumfon me shumë telashe ndaj Leganesit dhe kalon në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

Donat Hashani

Arsenali përshëndetet nga Carabao Cup

Donat Hashani

Milani e mposht Romën dhe arrin gjysmëfinalen e Kupës së Italisë

Donat Hashani