Telenews

Skandaloze: Fillon ngritja e çmimeve të derivateve, tre ditë pasi shteti ndalojë tavanin e çmimoreve në treg

Çmimi i derivateve në tregun e Kosovës është rritur ditëve të fundit.

Në fakt çmimi i naftës dhe benzinës u rrit vetëm tre ditë pasi Ministria e Tregtisë dhe Industrisë hoqi kontrollin e çmimeve të derivateve në vend, i njohur si çmimi tavan.

Nga 1.72 që sillej ditëve të fundit, çmimi i naftës tani ka arritur në 1.75 për litër. Rritja është vërejtur edhe tek çmimi i benzinës.

Nga 1.45, një litër benzinë po shitet me 1.49 euro për litër.

Situata të ngjashme të rritjes së çmimeve të derivateve pas heqjes së kontrollit tavan janë vërejtur edhe në të kaluarën.

Të ngajshme

Haradinaj në Prishtinë: Do të ç’bllokojmë projektet madhore në kryeqytet

Erzana Fazliu

Edhe në Mal të Zi qytetarët bojkotojnë marketet, shkak çmimet e larta

Donat Hashani

Paga mesatare në Mal të Zi kalon për herë të parë shifrën 1 mijë euro

Donat Hashani