Telenews

Begaj pret ambasadorin e Ekuadorit, kërkon njohjen e Kosovës: Një kontribut për paqen dhe sigurinë në Ballkan

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot në një ceremoni zyrtare Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Ekuadorit, Esteban Assar Moscoso Bohman, rezident në Romë, i cili i paraqiti Letrat Kredenciale.

Kreu i Shtetit i uroi Ambasadorit suksese në përmbushjen e misionit të tij diplomatik dhe shprehu vullnetin për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Ekuadorit, si dhe për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Gjatë takimit, Presidenti i Republikës vlerësoi bashkëpunimin në kuadër të organizatave ndërkombëtare dhe kërkoi që Ekuadori të konsiderojë mundësinë e njohjes së Republikës së Kosovës, duke e cilësuar atë një kontribut të rëndësishëm për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

Të ngajshme

Rama ballë për ballë me Kurtin në Qeveri në takimin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Yllka Gashi

U shpall “non grata” për veprime në dëm të Shqipërisë, reagon Valon Bela: Dinjiteti i luftëtarit s’matet me të drejtën për të hyrë ose jo në një shtet

Yllka Gashi

BQK: Sistemi financiar i Kosovës me stabilitet ndaj rreziqeve

Yllka Gashi