Telenews

Vuçiqi kundër BE-së, vazhdon lidhjen me Kinën: Serbia do të jetë gjithmonë partneri i juaj

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka vazhduar promovimin e mbështetjes kineze në Serbi.

Vuçiq tha se është mirënjohës për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm me Kinën, për siç tha ai, një vizion të përbashkët të përparimit të Serbisë.

“Gjithashtu i jam mirënjohës për të gjitha investimet dhe mbështetjen të shtetit kinez ndaj vendit tonë dhe që gjithmonë me vepra kanë treguar se janë miq të vërtetë të Serbisë”, është shprehur Vuçiq.

Tutje, ai bëri të ditur edhe për fillimin e linjës së re ajrore Beograd – Tendin, e cila sipas tij, do të lidhjë edhe me tej popullin serb me atë kinez.

“Faleminderit që u bashkuat me ne sot. Serbia do të jetë gjithmonë partneri dhe miku juaj i ndershëm dhe i besueshëm”, tha Vuçiq.

Kujtojmë se Bashkimi Evropian i kërkon Serbisë me ngulm që ta dënojë sulmin e Rusisë mbi Ukrainë dhe që të ndërpret ndikimin kinez në Ballkan.

Të ngajshme

Horoskopi për sot

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 5 gusht

Rrezarta Ramaj

“Dil jashtë të flasim”, si u vra me thikë i riu shqiptar në Itali

Yllka Gashi