Telenews

Dy turistë humbin orientimin në malin e Çikës, nisin kërkimet për shpëtimin e tyre

Dy turistë kanë humbur orientimin gjatë eksplorimit të malit të Çikës në Shqipëri, duke kërkuar ndihmë përmes sinjalit SOS.

Sipas informacioneve paraprake, turistët nuk kanë arritur të gjejnë rrugën për t’u kthyer, ndaj kanë aktivizuar sinjalin e emergjencës, raporton A2 CNN, transmeton Sinjali.

Pas marrjes së alarmit, në drejtim të zonës janë nisur ekipet e shpëtimit të Administratës së Zonave të Mbrojtura, në bashkëpunim me Policinë.

Aktualisht, ekipet po punojnë për lokalizimin e vendndodhjes së turistëve, ndërsa operacioni i kërkim-shpëtimit po vazhdon në terren.

Të ngajshme

SPAK-u lëshon masë sigurie për Vlora Hysenin, pezullohet nga detyra kryespiunia shqiptare

Yllka Gashi

Afatet e paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e Ilir Metës

Yllka Gashi

Nis viti i ri shkollor në Shqipëri, nxënësit rikthehen në bankat shkollore

Yllka Gashi