Selektori i Kosovës në Futboll, Alain Giresse iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se pse nuk u ftuan në grumbullim dy lojtarët në formë, Armend Thaçi e Arbër Hoxha.
”Sa i përket Armend Thaçit, ka të bëjë me zgjedhjen e trajnerit, zgjedhje sportive dhe kjo është një pyetje e përhershme që bëni ju gazetarët, por është e arsyeshme. Kurse ne, në listë i kemi përzgjedhur lojtarët e tjerë të cilët do të luajnë në atë pozitë”, tha ai.
Ndërsa, sa i përket Arbër Hoxhës, foli menagjeri i ekipit, Bajram Shala.
“Për Arbërin po flas unë, pasi jam marrë personalisht me të. Ai ka qene pjesë e listës, mirëpo që pasi kemi biseduar me të, na ka thënë se e ka një lendim dhe i duhet pushim dhe ka kërkuar mirëkuptimin e trajnerit që të mos jetë pjesë e grumbullimit në këto ndeshje”, theksoi Shala.
/Telenews.al/

