Telenews

Dyshohet për tjetër sulm në Stamboll

dyshohet-per-tjeter-sulm-ne-stamboll

Mediat turke kanë raportuar se tri vetura kanë shpërthyer në lagjen Fatih të Stambollit në Turqi, por që për momentin nuk po konsiderohet si ndonjë sulm terrorist si ditë më parë kur një bombë shpërtheu në “Istiklal Caddesi”. Flakët e dala nga zjarri që nisi në një veturë janë përhapur në automjetet e tjera të parkuara.

Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin duke ndërhyrë në flakët që kanë dalë nga automjetet në rrugën Kocamustafa Pasa. Aktualisht nuk raportohet për ndonjë të lënduar apo të vdekur, por vetëm për dëme materiale.

Ndryshe, ditë më parë ka shpërthyer një bombë në afërsi të sheshit Taksim duke shkaktuar tetë viktima dhe mbi 80 të lënduar.

https://twitter.com/i/status/1592623646463623168

Të ngajshme

Finlanda shpall paketën e 34-t të mbështetjes së mbrojtjes për Ukrainën

Yllka Gashi

Reuters e pyet për verdiktin e Hagës, Sekretari Rutte: KFOR është aty, pavarësisht lajmeve që mund të vijnë gjatë javës

Yllka Gashi

Fundoset varka me emigrantë pranë Kretës, një i vdekur dhe 25 të zhdukur në brigjet e ishullit Gavdos

Yllka Gashi