Telenews

Shkupi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët mblidhen në shesh –

Shumë qytetarë janë mbledhur mbrëmjen e sotme në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, në prag të shpalljes së verdiktit përfundimtar.

Protestuesit kanë kërkuar lirimin pa kushte të ish-krerëve të UÇK-së, duke shprehur bindjen se lufta e tyre ka qenë e drejtë dhe në funksion të çlirimit.

Të pranishmëve me një fjalim iu drejtua edhe Xhezahir Shaqiri, i njohur si Komandant Hoxha.

Të ngajshme

Operacion shpëtimi në Bjeshkët e Nemuna –

KushtrimGuraj

Nesër mbahet mësim në Prishtinë, flet drejtori i Arsimit –

KushtrimGuraj

NATO rikonfirmon mbështetjen për Kosovën: KFOR-i mbetet i gatshëm për çdo skenar –

KushtrimGuraj