Telenews

Nesër mbahet mësim në Prishtinë, flet drejtori i Arsimit –

Mësimi në shkollat e Komunës së Prishtinës do të vazhdojë sipas planit të rregullt edhe më 16 shtator, ditën kur në Hagë pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arianit Elshani, pas pyetjes së Sinjalit nëse është marrë ndonjë vendim për pezullimin apo ndryshimin e orarit të mësimit.

Elshani ka thënë se puna në shkolla do të vazhdojë, duke theksuar se institucionet arsimore në Kosovë kanë funksionuar edhe gjatë periudhës së sistemit paralel.

“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi kanë luftuar për liri, për paqe, për ardhmërinë e këtij vendi. Shkollat tona kanë punuar edhe në sistemin paralel, prandaj puna do të vazhdoj, por me sytë atje në Gjykatë të Hagës, ku po presim lirimin e heronjve tanë.”, tha Elshani për Sinjalin.

Të ngajshme

Operacion shpëtimi në Bjeshkët e Nemuna –

KushtrimGuraj

Shkupi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët mblidhen në shesh –

KushtrimGuraj

NATO rikonfirmon mbështetjen për Kosovën: KFOR-i mbetet i gatshëm për çdo skenar –

KushtrimGuraj