Telenews

Shefi i EULEX: Sot isha në Veri, njerëzit atje janë të frikësuar

Shefi Misionit i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, Lars Gunnar Wigemark, ka vizituar Mitrovicën e Veriut, ku ka takuar përfaqësuesit politikë, shoqërinë civile dhe njësinë policore të EULEX-it.

Sipas Wigemark situata e sigurisë në Veri është shumë e brishtë dhe banorët serb në këtë pjesë të Kosovës janë të frikësuar.

“Pas takimeve që kam pasur sot në Mitrovicën e Veriut me liderët politikë, shoqërinë civile dhe njësinë e formuar policore të EULEX-it, është e qartë se gjendja e sigurisë është shumë e brishtë dhe se njerëzit vendas janë të frikësuar. EULEX-i do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe të gjithë duhet të tregojnë përmbajtje maksimale”, ka thënë kreu i EULEX-it në një postim në Twitter.

Ndryshe EULEX-i, përmes një njoftimi për media kishte bërë të ditur se Njësia Policore e Specializuar në kuadër të këtij misioni është përforcuar me një njësi rezervë prej 23 xhandarësh nga Karabinierët Italianë.

“Lista Serbe” vendosi të shtunën e 5 nëntorit që pjesëtarët e saj të largohen nga institucionet e Kosovës.

Kjo, pas një takimi të zhvilluar në mesditën e së shtunës në Zveçan.

Serbët nuk do të kthehen në institucionet e Kosovës deri në momentin kur Qeveria e Kosovës do të tërheqë vendimin për targat dhe fillon formimin e Asociacionit për komunat me shumicë serbe.

Kryetari i Listës Serbe (njëkohësisht ministri për Komunitete dhe Kthim), Goran Rakiç, u dorëhoq nga pozita të cilën e ka drejtuar pak më shumë se një vjet e gjysmë.

Edhe Igor Simiç, i cili është deputet në radhët e Listës Serbe ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Serbët kanë vendosur që të largohen edhe nga gjyqësori, Policia, Dogana.

Të ngajshme

Arrestohen tre dilerë në Ferizaj, kishin marihuanë, kokainë, mulli…!

Yllka Gashi

Brruti debuton me Hajdukun, Pajaziti shënon

Yllka Gashi

Pas 8 muajsh kapet hajni që vodhi në një shtëpi në Pejë

Yllka Gashi