Një video e re-dokument që ka dalë së fundmi në publik ka regjistruar momentin kur tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.1 të shkallës Rihter, i muajit të kaluar, tronditi Spitalin e Përgjithshëm të Kumamotos në Japoni.
Kamera e sigurisë ka kapur skenat e tmerrshme gjatë njërit prej operacioneve që ishin në zhvillim e sipër në spital në atë kohë.
Imazhet tregojnë kirurgë dhe infermierë që përpiqen ta mbrojnë pacientin me trupat e tyre, duke mbajtur shtratin kirurgjikal, ndërsa të gjitha pajisjet dridhen me forcë nga dridhjet.
Sipas një njoftimi të spitalit, të katër ndërhyrjet kirurgjikale që ishin në zhvillim e sipër në kohën e tërmetit përfunduan me sukses dhe pa probleme.

